VIDEO/ Pallati zhytet 2 metra nën tokë, rrëfimi i banorëve: Si do bëhet, Zoti e di!

schedule16:50 - 29 Nëntor, 2019

schedule 16:50 - 29 Nëntor, 2019

Grupi i xhirimit të “AbcNews” dhe gazetari Andi Qosja sollën pamje dhe dëshmi nga lagjia nr. 18 në Durrës. Një pallat 5-katësh është zhytur nën tokë, afërsisht 2 metra. Banorët vijojnë të hyjnë e të dalin nga godina e shembur për të marrë orenditë nga shtëpitë e tyre. Në këtë mënyrë ata rrezikojnë seriozisht jetën, pasi godina është tejet e dëmtuar.

“Duhet të vijnë inspektorët e ndërtimit. Të shohin çfarë bëhet këtu se kanë ardhur vetëm për fotografi”, thotë një prej banorëve.

“Kam parë tmerr mne sy, nuk hapej dera se ishte e blinduar. Nuk jetojmë dot këtu. Zoti e di se çfarë do të bëhet me ne”, thotë ajo e dëshpëruar.

Sakaq, kamera sjell pamjet e banorëve që vazhdojnë të nxjerrin materialet e shtëpive duke hyrë nëpër hyrjet me mure të shembura.
/Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!