Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar në të rinj të reja dhe qytetarët në Durrës u shpreh se fokusi kryesor është që Shqipëria të bëhet pjesë e familje europiane.
“Me vajzat dhe djemtë të pjesë më vitale të qarkut dhe tek të cilët kemi shumë arsye të besojmë se do të jenë aktivë më shumë se çdo herë në këto zgjedhje. Arsyeja përse duhet të jeni aktiv më shumë se çdo herë tjetër, është se zgjedhjet e 11 majit janë të lidhura konkretisht me ju, me moshën tuaj, me bashkëmoshatarët tuaj. Sepse këto zgjedhje janë me shumë gjasë dhe varet nga ne një pjesë e madhe, zgjedhje të cilat mund të përcaktojnë në 4 vitet e ardhshme se ku do të jetë Shqipëria. Katër vitet e ardhshme nëse ne në këto zgjedhje do të bëjmë gjënë e duhur, atëherë Shqipëria në 4 vitet e ardhshme do të jetë gati të ulet në tryezën e BE. Shqipëria e 2030 të jetë anëtare me të drejta të barabarta të BE”, tha Rama.