Durrës, mbërrin në atdhe anija “Oriku”

schedule14:45 - 26 Nëntor, 2017

schedule 14:45 - 26 Nëntor, 2017

Pas një viti operacione në det të hapur, ka mbërritur në Shqipëri anija “Oriku”. Rreth 1 mijë persona, të cilët largoheshin nga vendet tyre në konflikt, u shpëtuan nga kontigjenti i 6 ushtarakëve shqiptarë.

Anija hodhi spirancën në kalatën numër katër të portit në Durrës. Një ceremoni e vecantë, me pjesmarrje edhe të ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Një shpëtimtare e madhe jetësh, e cilësoi Xhaçka misionin e kryer nga kontigjenti i 6-të, pjesë e misionit në detin egje.
Minitrja e Mbrojtjes, Xhaçka u kërkoi komandantëve të vënë në dijeni ministrinë për të gjithë nevojat që ata kanë.
Operacionet në detin Egje nga kontigjenti i anijes Oriku, u përshëndetën edhe nga Komandanti i Forcës Detare Gjeneralmajor Ylber Dogjani.
Anija shqiptare “Oriku”, e cila qëndroi për një vit në detin Egje në disa operacione të zhvilluara ka shpëtuar nga mbytja rreth 1 mijë persona, të cilët largoheshin nga vendet tyre në konflikt. Trupa shqiptare do të jetë sërish pjesë e një misoni krah aleatëve të Natos në vitin 2018. Kësaj here, ky mision i është besuar kontigjentit të anijes “Butrinti” e cila është e pajisur edhe me një armatim të veçantë./abcnews.al

 

https://youtu.be/2v0yL2N_UHw

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!