Bankomati i një banke të nivelit të dytë është grabitur nga persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen Nr.14 të qytetit të Durrësit. Sipas policisë, autorët kanë marrë një shumë të papërcaktuar parash dhe më pas janë larguar. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të mbledhur prova që do të çojnë në zbulimin dhe arrestimin e autorëve. Pak kohë më parë një tjetër bankomat u tentua të grabitej në Shijak, ngjarje për të cilën policia ende nuk ka një autor./ABC News Albania 24/7
Durrës, maskat sulmojnë një bankomat
schedule09:15 - 9 Qershor, 2019
schedule 09:15 - 9 Qershor, 2019

