Një grua gjeti vdekjen si pasojë e mbytjes këtë të premte në plazhin Apollonia të Durrësit. Bëhet fjalë për një 54-vjeçare banues në Tiranë
Njoftimi:
Rreth orës 16:45, në lagjen nr. 13 Durrës, në afërsi të urës të Dajlanit, dyshohet se aksidentalisht është mbytur shtetasja H. S., 54 vjeçe, banuese në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/