Policia e Durrësit goditi një grup të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike llojit heroinë. Bledar Tahiri 39 vjeç, banuese në Shijak ra në pranga, ndërsa tre të tjerë u shpallën në kërkim në kuadër të operacioni antidrogë të koduar”Bridge”. Ishte një hetim 3- mujor me metoda speciale që bëri të mundur goditjen e grupit që shpërndanin lëndë narkotike të llojit Heroinë në zonën e Shijakut. Në momentin e arrestimit, Tahirit iu sekuestrua rreth 179 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë e ndarë në 30 doze, nje peshore elektronike si dhe një aparat telefoni celuar. Sipas policise, Tahiri ne rolin e ndërmjetësit ia blinte herorinën njëri prej personave në kërkim dhe u shiste dy të tjerëve./abcnews.al
Durrës, goditet grupi i heroinës, një në pranga, 3 në kërkim
schedule09:41 - 15 Dhjetor, 2017
schedule 09:41 - 15 Dhjetor, 2017