Durrës, dyndje vizitorësh në bregdet

schedule17:59 - 17 Shkurt, 2019

schedule 17:59 - 17 Shkurt, 2019

Është i lartë numri i atyre që për fundjavë frekuentojnë bregdetin e Durrësit. Temperaturat janë rritur, por brezi i rërës vijon të jetë i mbushur me mbeturina.

Nuk është stina për plazh, por bregdetit i Durrësit po  frekuentohet masivisht. Me temperatura pranverore, shumë qytetarë preferojnë të jenë këtu në fundjavë.

Banorë të Durrësit, të ardhur nga Tirana, por edhe nga rrethet e tjera shijojnë orët me diell. Të shëtisin, e pas kësaj një kafe apo dreke buzë detit mbetet zgjedhja e vizitorëve.

“Gjithmonë vijnë nga Tirana në kohën vjeshtë-pranverë. Pastaj në verë ka më teër kosovarë që e frekuentojnë Durrësin”.

“Bëjmë një xhiro deri te pista e vogël Iliria dhe pastaj kthehemi në shtëpi”.

“Kemi dalë bëjmë një xhiro me kalamajtë”.

Frekuentimi i parakohshëm i plazhit tregon edhe problemet. Ndotja që i shkaktohet brezit të rërës nga deti dhe nga njerëzit është i përmasave shqetësuese.

“Ambienti nuk është aq i mirë”.

“Duhet pak pastërti”.

Në të katërta stinët qytetarët,  bregdetin e Durrësit e konsiderojnë një vend të përshtatshëm per t’u relaksuar. Ndaj sa herë moti është i përshtatshëm ata dynden drejt tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!