Durrës dhe Vlorë, pezullohet lundrimi i anijeve tregtare dhe të peshkimit

schedule14:06 - 1 Shkurt, 2019

schedule 14:06 - 1 Shkurt, 2019

Deti Adriatik dhe Jon do të përfshihet nga një mot i paqëndrueshëm në tre ditët e para të muajit Shkurt.

Erërat me drejtim nga jugu në juglindje dhe forca e detit 7 ballë në det të hapur, sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare, e bën të pafavorshëm lundrimin e të gjithë anijeve në det. Drejtoria Detare iu bën thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në fushën e detarisë që të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte.

Përkeqësimi i kushteve atmosferike dhe dallgët deri në 6 ballë ne det kanë bërë që trageti i linjës Vlorë-Brindisi të anulojë udhëtimin drejt Italisë. Moti i keq në Vlorë, ka sjellë edhe paralizimin e mjeteve lundruese në det./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!