Durrës, banorët ankohen për poliklinikën

schedule15:20 - 27 Maj, 2018

schedule 15:20 - 27 Maj, 2018

Në Poliklinikën Qendrore të Durrësit çdo ditë ka rradhë të sëmurësh, por dhe të atyre që bëjnë ekzaminimet për patentë. Banorët thonë se kjo poliklinikë nuk mund t’u shërbejë dot në kohë.

Të sëmurët e kanë të vështirë të qëndrojnë në radhë për t’u vizituar te mjeku. Shpesh ata janë të irrituar.

“Pesë lloj sëmundjesh. Diabet, po; Zemër po. Të gjitha”!

Pamjet që po shikoni nga ABC News, tregojnë radhët më të pakta në Poliklinikën Qendrore të Durrësit.

Në ditë të tjera këtu ka fluks. Poliklinika mbulon edhe ekzaminimet për pajisje me patentë.

“Shumë radhë. Me prit plaku gjithë ditën se këta janë moshë e vjetër”.

Banorët e Durrësit kërkojnë që kjo të mos jetë e vetmja poliklinikë, ndryshe atyre do iu duhet të vijnë ditë pas dite për të marrë shërbimin.

“Gjithë ky Durrësi i madh me një vend. Nuk ka një poliklinikë tjetër”?

Përveç pritjes, ata ankohen se këtu nuk u ofrohen të gjitha shërbimet. Dhe në jo pak raste i drejtohen privatit për analiza të tjera.

Personeli i ulët në numer dhe ambientet e vogla përballë kerkesës së madhe të qytetarëve gjithmonë e në rritje, sipas mjekëve mbeten shkaqet kryesore të pritjeve të gjata./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!