Një fëmijë 12 vjeç u gjet i mbytur tek vaskat e peshkimit në Durrës këtë të martë.
I mituri me iniciale L.L ishte larguar dje pasdite nga banesa dhe familjarët kishin nisur kërkimet.
Ndërkohë, policia thotë se është lajmëruar sot në mëngjes, kur fëmija është gjetur i mbytur.
Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.
Megjithatë po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al