Duro: Nuk ka shans të nevrikoset njeri këtu, mos u merrni me këto

schedule16:16 - 16 Shkurt, 2020

schedule 16:16 - 16 Shkurt, 2020

Shpëtim Duro, trajneri i Kukësit, pas ndeshjes me Bylisin, u shpreh për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport: “E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Bylisi ishte ç’orientuar mbrapa. Nuk kishte bashkëpunim në sulmuesve për ta mbyllur ndeshjen. E pësuam në aksionin e fundit. Kjo fitore do na jepte qetësi. Vasili ka luajtur shumë mirë. I ka munguar pasimi final nga shokët”.

“Rroca i mërzitur? Ai do dilte që në pushim, pasi kishte kaviljen e dëmtuar. Ka pasur një keqkuptim, donte të luante edhe 10 minuta. Kush u nevrikos? Nuk ka shans të nevrikoset njeri. Flisni teknikisht, mos u merrni me këto gjëra. Të gjithë duan të luajnë, por vendos unë. Kushdo ka bërë veprimin ka marrë dënimin”.

“Nuk ramë pjesën e dytë, thjesht nuk shfrytëzuam mundësitë për ta mbyllur lojën. Kishim mundësi kundërsulmi. Nuk i shfrytëzuam dhe në fund e pësuam”, deklaroi Duro.

“Spostova Ethemin në vend të Rrocës. Ai rrezikoi disa herë, e bëri mirë detyrën. U konsumua fizikisht dhe ndaj e ndërrova”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!