Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, foli pas humbjes kundër Teutës, ku u shpreh:
NDESHJA – “Gjatë gjithë ndeshjes ishim më kërkues, por nuk arritëm të finalizojmë. Në pjesën e parë, po ashtu edhe në pjesën e dytë, sulmuesit tanë nuk i shfrytëzuan mirë ato momentet. U prishën dhe ekuilibrat në fushë në minutat e fundit. Aty dhe u ndëshkuam”.
HUMBJA – “Çdo humbje është negative, kampionati është i tillë. Sot ishte për të ardhur keq, pasi nuk e mendoja humbjen. Sidomos nga paraqitja që bëmë, duhet të merrnim të paktën një pikë. Teuta ka luajtur shumë egër ndaj lojtarëve tanë. Ndërhyrjet kanë qenë shumë të ashpra, nuk e mendoja kështu Teutën”.
PENALLTIA – “Unë nuk e kam parë, është ndryshe nga fusha. Ata nga TV e kanë parë më mirë. Nuk e di nëse e ka prekur mbrojtësi ynë kundërshtarin, por edhe nëse e ka prekur pak, nuk ishte rast goli. Tani që po e shikoj, po çuditem. Edhe këtu, edhe në Ballsh, jemi ndëshkuar nga penallti shumë të dyshimta. Pshh, ku di unë, nuk di çfarë të them. Tani po e shikoj mirë nga përsëritjet, nuk është kurrsesi penallti. Kjo është penallti që gjyqtari ka dëshirë që ta japë”.
FUTBOLLI – “Terreni nuk na lejoi të luajmë futboll cilësor. Teuta u fokusua në mbrojtje, kërkuan vetëm kundërsulm. U mbrojtën me forca të shumta. Sulmuesit tanë kanë lëvizur, por duhet të zgjidhnin disa situata më shpejt. Është e vërtetë që nuk kemi pasur raste të pastra, por ka meritë edhe kundërshtari”, tha Duro për Supersport./abcnews.al