Duro: Laçi ekipi më i mirë i Superiores, duam titullin dhe Kupën

schedule18:30 - 3 Mars, 2021

schedule 18:30 - 3 Mars, 2021

Laçi ndodhet në formë të shkëlqyer. Gjashtë fitore dhe një barazim në shtatë ndeshjet e fundit, dhe vendi i dytë me një pikë larg Vllaznisë kryesuese. Bardhezinjtë fituan 1-2 në “Elbasan Arena” kundër Kukësit, sfidë rreth së cilës flet trajneri Shpëtim Duro për Supersport.

“Jam kënaqur me këtë fitore. Këtë kampionat mund ta humbte vetëm Vllaznia me diferencën dhe lojën që po bënte. Ka gabuar shumë, por sërish është në katërshen e skuadrave, që do luftojnë për titullin kampion deri në fund.

Unë nuk kam qenë në pozita të barabarta me trajnerët e skuadrave të tjera në krye sepse kam qenë 10 pikë minus dhe jemi rikthyer. Unë nuk fshihem dhe them se jemi skuadra më e mirë dhe do luftojmë për titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë. Kemi bilanc pozitiv ndaj kundërshtarëve.

Xhixha ka punuar shumë mirë përsa i përket volumit të lojës, po ka humbur shumë dhe mund ta kishim mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë. Jam i kënaqur me performancën e Xhixhës dhe Harmon. Mungojnë dy lojtarët kryesore, Mazrekaj dhe Nwabueze. Mazrekaj as sot nuk ishte 100%.

Skënderbeu bëri histori, por ishte shumë e vështirë të shpallej kampion për herë të parë. Për një periudhë të gjatë ishte në nivele të ulëta. Shpresoj që këtë ta bëjë edhe Laçi, që është një happara krahasuar me atë Skënderbe sepse ka gati një dekadë në vendet e para në renditje. Titulli është peshë e rëndë, por ne do e synojmë”, u shpreh Duro. /abcnews.al