Durim Bami kërkon liri, në “arrest shtëpie” prej 2 vjet e 9 muaj

schedule10:58 - 4 Dhjetor, 2017

schedule 10:58 - 4 Dhjetor, 2017

Durim Bami, një nga tre të akuzuarit për fabrikimin e provave të rreme të një skenari për vrasjen e deputetit Tom Doshi në vitin 2015, kërkon të lirohet nga “arresti shtëpiak”. Bami ka depozituar një kërkesë për shuarjen e kësaj mase sigurie në Gjykatën për Krimet e Rënda, gjykatë që do shqyrtojë këtë dosje pas shpalljes së moskompetencës nga Gjykata e Lartë. I pandehuri Bami qëndron i izoluar në shtëpi prej një periudhe 2 vjet e 9 muaj.  Ai akuzohet për “kallëzim të rremë” në të njëjtin proces gjyqësor ku janë të pandehur deputeti Tom Doshi dhe ish-deputeti Mark Frroku./abcnews.al