Duka: Opozita vendos për përshkallëzim të aksionit

schedule16:18 - 25 Shtator, 2018

schedule 16:18 - 25 Shtator, 2018

Aleati i demokratëve në krye të PAA-së Agron Duka në një intervistë për ABC News ka theksuar se aksioni i opozitës do të përshkallëzohet pas këshillimit të kësaj të fundit me qytetarët. Kjo pritet të ndodhë në takimet që opozita i ka zëvendësuar me ato në sallën e parlamentit, të cilin e bojkotojnë prej nisjes së sesionit të ri.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, aleat i demokratëve në opozitë, vendimin e ksaj të fundit për të qëndruar jashtë parlamentit e sheh si reagim të nevojshëm ndaj gjendjes emergjente ku vendi ndodhet sipas tij.

Agron Duka: “Ka një lidhje të fortë të mazhorancës me krimin, në këtë gjendje opozita mori këtë masë ekstreme për tu shkëputur dhe denoncuar nga qytetet ku lidhja është më porblematike. Ky lloj mesazhi është dhënë ndaj opozita ka vendosur të vazhdojë jo më denoncime por të shkojë drejt e tek njerëzit, takime në qarqe me qytetarët në mënyrë që të marrim nga ata mendim si të veprojmë në të ardhmen”.

Kjo do të përcaktojë dhe nivelin e përshkallëzimit të këtij aksioni opozitar, thekson Duka i cili kushtin e parë vendosur ndaj mazhorancës, atë të pranimit të Vettingut në politikë, e sheh të vështirë nëse nuk bëhen bashkë ato faktorë që mandatin e parë të opozitës mundësuan ligjin e dekriminalizimit.

“Jam, pak skeptik që mund të arrihet ligji për Vettingun duke qënë se mazhoranca e ka në dorë është e vështirë të bëjnë harakiri, ligji kundër vetes së tyre, do nxjerrin pengesa që ta pengojnë, por nëse do të ketë një bashkim të gjithë forcave, mediatike, intelektuale, ndërkombëtarëve mendoj që mund të arrihet”.

Për Dukën braktisja e mazhorancës për t’iu bashkangjitur opozitës, si ishte rasti i Partisë për Drejtësi integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit është tregues se ka diçka madhore për të cilën duhet luftuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!