Duka komenton vendimin e gjykatës për Saimir Tahirin

schedule21:19 - 20 Shtator, 2019

schedule 21:19 - 20 Shtator, 2019

Gjykata e Krimeve të Rënda dha të enjten 5 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për shpërdorim detyre. Dënimi, për shkak të gjykimit të shkurtuar, konvertohet në 3.4 vite shërbim prove.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ishte i ftuar në emisionin “Provokacija”, ku komentoi këtë vendim. Sipas tij po tentohet të shmanget vëmendja nga kanabizimi i vendit.

“Gjykoj që tentohet të shmanget përshtypja për 2016-n. Gjykoj që sido që të dilte gjyqi, rezultati, dënohej apo jo Tahiri, një gjë është e qartë që në vitin 2016, vendi u kanabizua dhe këtë nuk e bëri vetëm Saimir Tahiri, e bëri qeveria shqiptare me në krye Edi Ramën”, tha Duka.

Sipas Dukës, kjo qeveri nuk është duke e shmangur situatën e vitit, 2016, por përkundrazi duke e agravuar më shumë. Ai tha se Rama e kanabizoi vendin me vetëdije. Qëllimi, sipas tij, ishte pasurimi i disa njerëzve dhe përdorimi për zgjedhjet. Mirëpo sipas kreut të PAA-së, më vonë u kthye në bumerang për qeverinë./abcnews.al