“Duhet të rrimë me këmbë në tokë”, Kurti: Sytë e gjithë popullit janë te ky kabinet qeverisës

schedule15:01 - 4 Shkurt, 2020

schedule 15:01 - 4 Shkurt, 2020

Me ceremoni zyrtare Albin Kurti u prit në ditën e parë të tij të punës si kryeministër i ri i Kosovës.

Detyrën atij ia dorëzoi zv.kryeministri i deritashëm, Behgjet Pacolli për shkak se Ramush Haradinaj ndodhej për një vizitë në SHBA.

Më pas Kurti ka mbajtur mbledhjen e parë ceremoniale të qeverisë së Kosovës. Ai ka porositur ministrat që të zbatojnë në përpikmëri programin qeverisës.

“Karriget i kemi por më shumë duhet të rrimë në këmbë, program ynë është ambicioz, por edhe pritjet e qytetarëve. Sytë e gjithë popullit janë të ky kabinet qeverisës”, u shpreh Kurti.

Ai gjtihashtu u shpreh se kabineti i tij i ka shanset për sukses.

“Mandati duhet të jetë më shumë për të shërbyer e jo për të urdhëruar. Shanset për sukses i kemi të mëdha”, theksoi kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Pas mbledhjes së qeverisë Kurti menjeherë është nisur për në Prezak.

Kurtin sot e ka uruar edhe kryediplomati i BE-së Josep Borreli, duke shtuar se nevojitet përmirësim i bashkëpunimit rajonal dhe rifillimi i dialogut me Serbinë.

Kurtin e ka uruar edhe i dërguari special i SHBA-së Rechard Grenell. Sikurse Borelli edhe Grenell kanë kërkuar nga Kurti heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Ndërkohë gjatë ditës kryetaren e re të parlamentit Vjosa Osmanin e ka vizituar ambasadori amerikan në Kosovë Filip Kosnett. Ndërkohë ambasadori britanik në Kosovë e quan rast historik zgjedhjen e gruas së parë femër në krye të parlamentit të Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!