“Duhet të jepni dorëheqjen”, qytetarët në protestë: Duam drejtësi për Jonadën

schedule19:53 - 8 Gusht, 2022

schedule 19:53 - 8 Gusht, 2022

Qytetarët janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme në protestë para Ministrisë së Brendshme, pasi kërkojnë drejtësi për Jonada Avdian, e cila u vra të martën e kaluar në plazhin e Potamit në Himarë, pasi u përplas nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase.

Ashtu si një javë më parë qytetarët kanë kërkuar sërish dorëheqjen e Ministritë të Brendshëm Bledi Çuçi, të Ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro dhe atë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano.

Sipas qytetarëve kryeministri Rama në vend të propagandës për turizmin, duhet të shkarkojë menjëherë drejtuesit e institucioneve përgjegjëse, ata që nuk arritën dot të mbronin jetën e Jonadës 7-vjeçare.

“Shembulli i parë që duhet të jepje do të ishte dorëheqja jote. Ministri Çuçi, drejtori i përgjithshëm i Policisë bëtë propagandë, por ne dështuam. Nëse ju nuk menaxhoni vartësit tuaj, si do të menaxhoni popullin. Ju duhet të jepni dorëheqjen”, u shpreh qytetarja Eliona Shkreli në protestë.