Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Dueti i parë rezultoi një sukses, Çiljeta bashkon sërish forcat me këngëtarin shqiptar

schedule20:17 - 2 Shtator, 2020

schedule 20:17 - 2 Shtator, 2020

Një muaj më parë, Çiljeta Xhilaga iu rikthye muzikës me “M’ke harru”, një bashkëpunim me këngëtaren Marsi që u prit mjaft mirë nga publiku. Por, ndërsa po shijon suksesin e kësaj kënge, Çiljeta ka nisur punën për një tjetër projekt.

Bëhet fjalë për një tjetër duet me artistin e njohur Estto. Kënga mban titullin “Zemër” dhe xhirimet e klipit kanë përfunduar. Në një reagim në Instastory, Çiljeta ka zbuluar se kënga pritet të publikohet me 6 Shtator.

 



Kujtojmë që ky është projekti i dytë që bën bashkë dy artistët, pasi një vit më parë ata publikuan dhe “A je mirë?” Kënga rezultoi mjaft e suksesshme, e cila numëron më shumë se 10 milion klikime në Youtube. xh.d/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!