Dueli në “Air Albania” ndaj Partizanit, Kukësi publikon çmimet e biletave

schedule18:27 - 21 Janar, 2020

schedule 18:27 - 21 Janar, 2020

Kukësi e rinis kampionatin nesër kundër Luftëtarit në Gjirokastër, teksa në fundjavë luhet dueli për titull kundër Partizanit. Kjo përballje do të luhet në “Air Albania Stadium” dhe shumë tifozë pritet të jenë të pranishëm në stadiumin kombëtar me datë 26 janar (19:00)

Klubi verilindor ka publikuar çmimet e biletave për duelin kundër kampionëve në fuqi. Biletat do të dalin në shitje ditën e nesërme, teksa çmimet vijojnë nga 500 lekë deri në 3 mijë lekë.

Tre janë pikat ku tifozët e dy ekipeve mund të blejnë biletat: dyqani te stadiumi Selman Stermasi (nga ora 9:00-18:00), dyqani Joma tek ETC (nga ora 9:00-21:00) dhe te godina e ish-fushës së Aviacionit Civil (nga ora 9:00-20:00). /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

Njoftim i klubit! Nga dita e nesërme, do të nisë shitja e biletave për ndeshjen që skuadra jonë luan kundër Partizanit në stadiumin “Air Albania”, në datën 26 janar, ora 19:00. Çmimet e biletave janë këto: W104 – 3000 lekë (përfshirë edhe katering) W101, W102, W103, W105, W106, W107 – 2000 lekë E1, E2, E3 – 1000 lekë N1, N2, N3, S1, S2, V1 – 500 lekë – Tifozeria mike do të akomodohet në tribunat W105, W106, W107 dhe S1, S2, V1 (Tribuna “Vasillaq Zëri”) Biletat mund t’i blini në këto pika: – Dyqani i FSHF, rruga e Elbasanit. 9:00 – 19:00 – Dyqani te stadiumi Selman Stermasi. 9:00 – 18:00 – Dyqani Joma te ETC në katin e dytë! 9:00 – 21:00 – “All In One ltd” Godina 14-15, Ish Fusha e Aviacionit Civil. 9:00 – 20:00

A post shared by F.K. Kukësi (@fkkukesialbania) on

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!