Duda: NATO nuk ka bërë mjaftueshëm për anëtarësimin e Ukrainës

schedule14:53 - 12 Korrik, 2023

schedule 14:53 - 12 Korrik, 2023

“NATO absolutisht nuk ka bërë mjaftueshëm për anëtarësimin e Ukrainës,” tha presidenti polak Andrzej Duda, duke shpresuar se Kievi do të bëhet një anëtar i plotë i aleancës sonë brenda pak vitesh.

“Rruga për Ukrainën është e qartë, pas vendimeve të marra nga 31 vende anëtare. Për momentin është shumë e vështirë dhe praktikisht e pamundur të diskutohet për kohën e anëtarësimit të plotë të Ukrainës, duke pasur parasysh se për të marrë këtë vendim ne kemi nevojë për unitet”, përfundoi ai.

/abcnews.al