Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dua të rikthehem te Barcelona”, Neymar u qahet shokëve të skuadrës

schedule10:37 - 8 Qershor, 2020

schedule 10:37 - 8 Qershor, 2020

Neymar ka mall për Barcelonën. Sulmuesi brazilian është shprehur se ndihet mirë te PSG, por e vërteta qëndron ndryshe. Katalanasit i mungojnë, ashtu si ish-shokët e skuadrës.

Mundo Deportivo raporton se Neymar ka folur hapur me disa prej lojtarëve të kampionëve të Francës, duke ju thënë atyre që dëshiron të rikthehet në La Liga. 28-vjeçari kaloi katër sezone super te Barcelona (2013-2017).

Tetë trofe fitoi gjatë kësaj periudhë dhe më pas zgjodhi të pranonte ofertën e PSG-së. Rikthimi i tij është i vështirë. Neymar kushton shumë, teksa Barcelona ka vendosur të investojë te Lautaro Martinez.

Gjithsesi, braziliani nuk është dorëzuar dhe shpreson që ish-klubi i tij të mos arrijë akordin me Interin për blerjen e argjentinasit. Neymar dëshiron të luajë përsëri me Barcelonën dhe vazhdon të dërgojë sinjale dashurie për kampionët e Spanjës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!