Dua Lipa reklamë Shqipërisë? Kumbaro: Është bio, e bëri se u ndje mirë. Sportistët dhe artistët ambasadorët më të mirë

schedule20:18 - 18 Shtator, 2023

schedule 20:18 - 18 Shtator, 2023

Sportistët dhe artistët janë ambasadorët më të mirë të vendit”, kështu shprehet ministrja e turizmit, Mirela Kumbaro në një intervistë për emisionin Real Story në ABC News.

Kumbaro tha se qeveria këtë nuk ka bërë promocion në rrjetet sociale për turizmin, por ka ndjekur përshtypjet e turistëve për Shqipërinë, ndërsa përmendi këtu rastin e këngëtares së njohur Dua Lipa.

Për momentin e kemi komplet bio, nuk kemi bërë promocion. Artistët dhe sportistë që me arritjet e tyre personale por edhe me dashurinë për Kombin, janë ambasadorët më të mirë. Nga ana tjetër, të gjithë artikujt në mediat e huaja flasin për turizmin në Shqipëri.

Gjëja më e bukur që ka ndodhur, nuk është fakti sa lekë janë futur nga tregu, nuk është fakti sa shumë turistë kanë ardhur, por është fakti se sa mirë flitet për Shqipërinë.” theksoi Kumbaro, ndërsa shtoi se ‘Shqipëria, Maldivet e Europës”, e thonë turistët dhe mediat e huaja./abcnews.al