Zjarrfikësit në Greqi po vijojnë të luftojnë me flakët “titanike” në Greqi veçanërisht pranë zonës së sitit arkeologjik të Olimpisë së lashtë. Zjarri është afruar 1 km pranë muzeut të saj.
Përhapja e shumtë e flakëve ka bërë që pjesa më e madhe e këtyre zonave të mbetet në errësirë.
Të paktën 20 banesa në Pelopio, Platano dhe Kafkania janë djegur. Ndërsa një pjesë e madhe banorësh janë evakuuar drejt zonave më të sigurta.
Në luftë me flakët vijojnë të jenë forca të shumta zjarrfikësish ndërsa në orët në vijim pritet të shtohen forcat pas mbërritjes së përforcimeve nga rajonet e tjera të vendit.
Zv/ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias deklaroi se shtatë zjarre kishin shpërthyer në të njëjtën kohë pranë Olimpisë së Lashtë, ndërsa përpjekjet e autoriteteve janë përqendruar në Pelopio 1 km afër zonës së përfshirët nga flakët. m.v/abcnews.al