Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dronë, kamera dhe aparatë, policia shton “forcat” në rrugë, kapen shoferët me shpejtësi deri në 152 km/h

schedule16:29 - 8 Shtator, 2021

schedule 16:29 - 8 Shtator, 2021

Nisur nga fluksi i madh i automjeteve pas përfundimit të sezonit veror, policia ka vijuar kontrollet në disa zona të ndryshme të vendit me qëllim konstatimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë kontrolleve me radar në rrugën Kavajë-Rrogozhinë dhe Kavajë-Durrës janë konstatuar automjete me shpejtësi deri në 152km/h. Si rezultat janë pezulluar 25 leje drejtimi.



Njoftimi i policisë

Kavajë/Kontrolle me radar në rrugën interurbane Kavajë-Rrogozhinë  e Kavajë –Durrës.

Kontrollet për të evidentuar dhe  ndëshkuar ata drejtues mjetesh që  qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara  dhe kryejnë parakalime të gabuara, rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore me pasoja për jetën.

Në zbatim të detyrave dhe masave të përcaktuara në Planin operacional  për rritjen e sigurisë rrugore përgjatë sezonit turistik e në vijimësi, Policia Rrugore e Kavajës,  ka vijuar kontrollet intensive gjatë dy muajve të fundit duke përdorur radarin   në rrugën interurbane Kavajë-Rrogozhinë e Kavajë-Durrës, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore.

Gjatë kontrollit, në të dyja kahet e lëvizjes, gjatë  sezonit turistik janë konstatuar shpejtësi deri në 167 km/h në kulmin e fluksit shumë të shtuar.

Si rezultat i kontrolleve  intensive  vetëm javën  e  fundit  janë  pezulluar  25 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara që varionin nga 129 km/h deri në 152 km/h.

Gjithashtu janë vendosur 102  masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë po pa sanksionin plotësues , si dhe janë vendosur 8 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurtë, mos fluturoni  se shpejtësia vret jetë.

Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e nga Korça në Berat si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik.

m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!