Një 37-vjeçar shqiptar i identifikuar si Jorlando Lamaj është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia e Veronas në Itali. Sipas mediave Lamaj ishte i vetëpunësuar me nipt dhe prej disa kohësh merrej me tregtimin e automjeteve përmes internetit me kontakte të ndryshme nga krahinat e Venetos.
Në momentin e ndalimit, policia bëri një kontroll rutinë dhe më pas vuri re një zarf me para. Ai tha se paratë i kishte fituar nga shitjet e makinave por blutë nuk u bindën dhe vendosën të ushtronin kontroll në shtëpinë e tij.
Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti lëndë narkotike të llojit kokainë të ndarë në pako gati për t’u nxjerrë në treg. Policia bëri arrestimin e Lamajt dhe tashmë është sekuestruar edhe celulari i tij për të gjetur bashkëpunëtorët në trafikun e drogës. m.v/Abcnews.al