Me urdher te prokurorise se posaccme wshtw zhvilluar nje operacion per goditjen e nje grupi kriminal me baze ne Shkoder qe rezulton i perfshire ne trafikim nderkombetar te lendeve narkotike, kryesisht kokaines. Mesohet se operacioni eshte zhvilluar edhe ne qytete te tjera të vendit ku jane kryer disa kontrolle banesash l, ndersa me vendim te gjykates se posaccme jane caktuar 13 masa sigurie, per anetare te ketij grupi qe dyshohen si te perfshire ne trafikim kokaine nga vendet e Amerikes Latine ne drejtim te vendeve te bashkimit europian. Mesohet se deri me tani 8 persona janë vene ne pranga dhr 5 të tjerë janë shpallur ne kerkim. Policia ka dyshime se pjesa me e madhe e tyre ndodhen ne Dubai.
“Nga hetimet e deritanishme ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat e dyshuar, në funksion të aktivitetit të paligjshëm në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së, me qëllim përfitimi monetar si dhe të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, kanë komunikuar mes tyre edhe me anë të aplikacionit të platformës së enkriptuar, “Sky ECC”¸ komunikime të cilat janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë, në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike në fushën penale”
Mes te shpallurve ne kerkim rezultojne edhe ish-Punonjesi i policise se shtetit Erjon Dani. Ai ka qenë shef krimesh në Komisariatin nr. 3 në Tiranë – prej disa kohësh ka dhënë dorëheqjen nga Policia e Shtetit. Sipas spak, Dani ka dhperdoruar detyren duke iu vene ne dispozicion anetareve te grupit kriminal te dhena te sistemit tims.
“ Nga veprimet hetimore ka rezultuar e provuar se i hetuari E. D., në periudhën objekt hetimi ka ushtruar funksionin e Shefit të Policisë Kriminale, njëkohësisht dhe Zv. Shef i Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, i cili, të dhënat e administruara në sistemin TIMS, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës i kanë vënë në dispozicion të personit nën hetim (K. M.,).
Ne nje tjeter episod spak ka dyshime se keta persona jane te perfshire ne korrupsion te zyrtareve te drejtesise, ku kane ofruar 15 mije e 500 euro per tre raste per zbutjen e mases se sigurise arrest ne burg.
“Këta të hetuar, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim tek funksionarë të drejtësisë, me qëllim lehtësimin e masës së sigurimit personal apo zbutjen e masës së dënimit në episodet respektive, kundrejt përfitimit të shumave monetare prej 7,500 euro, 4000 euro dhe 4000 euro.”
Zberthimi i aplikacionit sky enchro chat ka nfihmuar hetuesit pet idrntifikimin r personave te perfshire qe tashmr akuzohen per trafik ndetkombetar te lendeve narkotike, ushtrim ndikimi te pa ligjshem dhe shperodim detyre. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ky grup kriminal ne disa episode ka trafikuar rreth 3.6 ton kokaine, 700 kg kanabis dhe heroine. /abcnews.al