Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Trafik kokaine me lekurë gjedhi/ SPAK mbyll hetimet, dërgon në gjyq 10 të pandehur

schedule11:12 - 16 Janar, 2026

schedule 11:12 - 16 Janar, 2026

Prokuroria e Posacme ka mbyllur hetimet për grupin e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri, qe u godit në muajin nëntor 2024.

Hetimet u ndoqën nga prokurori i posacëm Adnan Xholi i cili zbuloi se ky grup kriminal trafikonte kokainë të fshehur në lëkurë gjedhësh dhe që vinte nga Amerika Latine nëpëmrjet një kompanie dhe më pas ekstrakti i lëndës narktoike nxirrej nëpërmjet kimikateve në një laborator në Qerekë te Fush krujes dhe një tjetri në Kodrën E Diellit.

Të dyshuar për trafikun e drogës janë shtetasit Geis Gejsullai, Klajd Bircce, Aldi Zonja, Artion Ccaushllari, Endi Sejdini, Ismail Abdurrahmani, Baki Huqi dhe tre shtetas të huaj, 2 prej të cilëve venezuelianë dhe një kolumbian.



Prokuroria e Posacme ra në gjurmët e këtij geuoi kriminal pasi më heret u godit një tjetër laborator droge në Frakull të Fierit.

Hetimet e SPAK zbuluan se nëprëmjet kompanisë  “Alb Lëkurë”, trafikantët sollën në dy episdoe në shtator dhe në nëntor të vitit 2024 48 ton lëkurë gjedhi, brenda të cilave dyshohet se kishte edhe kokainë.

Gjatë kontrolleve në laboratorin në Qerek në atë kohë u gjetën 850 lëkurë të kriposura bagëtish në brendësi të të cilave ndodhej e vendosur edhe esktrakti i kokainës.

SPAK në atë kohë mundi të sekuestrojë 48 ton (rreth 850 lëkurë gjedhi) e importuar nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024; 6.1 kg kokainë; dhjetra mijë euro dhe 22 telefona celularë, 2 laptopë dhe 17 karta SIM./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!