Drogë në shtëpi, arrestohet 36 vjeçari, procedohet babai i tij

schedule09:12 - 29 Janar, 2022

schedule 09:12 - 29 Janar, 2022

Në kuadër të operacionit të koduar “Kacinari”, është vënë në pranga një 36 vjeçar dhe është proceduar në gjendje të lirë babai i ti.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kaçinari”, vihet në pranga 36-vjeçari, procedohet në gjendje të lirë babai, si dhe sekuestrohen 18 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Sipas policisë arrestimi i këtij shtetasi është bërë në fshatin Arrëz, Kaçinar , ku shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B.Ç. dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 18 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Në kuadër të operacionit  policor të koduar “Kaçinari ” , në fshatin Arrëz, Kaçinar , shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B.Ç. dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 18 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:B.Ç.,36 vjeç, banues në fshatin Arrëz,Mirditë, për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “, si dhe proceduan penalisht në gjëndje të lirë për shkak të problemeve shëndetësore, babain e tij shtetasin P.Ç”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al