Drogë në shkolla, ja kush është 22-vjeçari që shiste kanabis

schedule17:10 - 27 Shtator, 2018

schedule 17:10 - 27 Shtator, 2018

Fenomeni i shpërndarjes së lëndëve narkotike në shkollat  9-vjeçare në Tiranë po gjen gjithnjë e më shumë një përhapje të gjerë. Vetëm në 8 muajt e fundit policia ka godituar 3 grupe të rinjsh që shisnin kanabis pranë nxënësve nën 15-vjeç. 

Ky është Leonard Doka 22-vjeçari i prangosur nga uniformat blu, i cili shiste kanabis në dy shkollat 9-vjeçare të kryeqytetit. I riu kishte krijuar tregun e tij pranë, institucioneve shkollore “Ali Demi” “Kushtrim i Lirisë” dhe “1 Maji”.

Siç duket edhe nga fotot, i riu, publikonte herë pas here në rrjetet sociale, automjete të shtrenja, varse floriri dhe parti në lokalet e shtenjta.

Sektori i narkotikëve në policinë e Tiranës, kishte në gjurmët e 22-vjeçarit Leonard Doka, rreth 6 muaj më parë, ndërsa prangosja u krye në kushtet flagante.

30 doza me kanabis iu sekuestruan Dokos, ndërsa në hetim në gjendje të lirë është edhe shoku tij. Më të shqetësuar për këtë situatë, janë prindërit që dërgojnë fëmijët në shkollat 9 vjeçare dhe ato të mesme.

Blerta një ish-mësuese kërkon që instancat shtetërore të ndërhyjnë sa më parë për ta larguar këtë fenomen nga shkollat, njëherë e mirë.

“Shqetësuese në maksimum, s’ka shqetësim më të madh që të pinë fëmijët kaq të vegjël duhet patjetër që të vërë dorë shteti, se po vazhdoi rinia kështu ne morëm fund”.

Në total janë angazhuar rreth 480 efektiv të uniformave blu në Tiranë gjatë gjithë procesit mësimor. /abcnews.al

Gazetar: Andi Qosja

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!