Drogë dhe prostitucion në banesë, arrestohet 36-vjeçarja në Elbasan

schedule10:18 - 28 Qershor, 2024

schedule 10:18 - 28 Qershor, 2024

Goditet një rast i ushtrimit të prostitucionit në Elbasan. Sipas policisë, është arrestuar një 36-vjeçare banuese në Elbasan.

36-vjeçarja, kishte përshtatur banesën e saj për ushtrim të prostitucionit dhe për përdorim të lëndës narkotike kokainë.

“Si rezultat i një hetimi disamujor, me metoda proaktive, të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, për të goditur një rast të veprimtarisë kriminale të ushtrimit të prostitucionit, Komisariati i Policisë Elbasan finalizoi operacionin policor të koduar “Illegal”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasja 36 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e banesës për përdorim droge”. Nga hetimet rezultoi se kjo shtetase kishte përshtatur banesën e saj, në lagjen “Beqir Dardha”, për ushtrim të prostitucionit dhe për përdorim të lëndës narkotike kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/