Dritë jeshile nga Chelsea, Ziyech aprovon transferimin te Milan

schedule13:10 - 25 Qershor, 2022

schedule 13:10 - 25 Qershor, 2022

Milani ka shfaqur interes për Hakim Ziyech të Chelsea.

Anësori i klubit anglez nuk ka gjetur shumë hapësira dhe po mendon largimin. Milan është gjendur aty duke e vëzhguar me kujdes si mundësi.

Fabrizio Romano, gazetari italian, ka bërë me dija se ka patur një komunikim mes agjentëve të lojtarit dhe drejtuesve të Milanit. Pala e sulmuesit anësor ka deklaruar se Ziyech do të ishte i lumtur për një kalim te Milani.

Nga ana tjetër thuhet se Chelsea dhe Tuchel kanë aprovuar gjithçka,  ku kanë bërë me dije se janë të gatshëm të ulen të bisedojnë nëse shifrat janë të kënaqëshme./ h.ll/abcnews.al