Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje kërkesën e disa subjekteve politike kundër ndryshimeve të muajit korrik në Kodin Zgjedhor, të miratuara me votat e PS-së dhe Berishës, në lidhje me mbylljen e listave deri në 30% të tyre.
30 % që nënkupton vend i sigurt relativisht në listat shumëmerore është një mekanizëm për të ushqyer garën mes anëtarësisë se kush ti pëlqejë shërbejë ngjaj në sjellje artikulim madje dhe paraqitje liderit për ta merituar atë vend.
30% burim adrenaline për liderit për të ndjerë dhe shijuar pushtetin e tij mbi anëtarësinë e partisë.
30% mundësi e arte për mediokrit, te paftyrët, të paarsimuarit, askushët në kuptimin e imazhit publik, të fortët, të fuqishmit financiarisht për të qenë në vende të sigurta
30% është burim i pastër i të ardhurave kesh për liderin në këmbim të vendit të sigurt ne listat shumëmërore. Postulati paguaje ta kesh është normë e pashkruar por e ditur të partitë politike. Sa me shume paguan aq me lart vendosesh në renditje.
30% mekanizëm për të siguruar kamikasët për cdo rezultat të mundshëm zgjedhor. Një numër kandidatesh që do te mbrojne ne menyre te verber linjen e liderit sido qe të shkojnë zgjedhjet nesër. Ketu mund te jene deputet me eksperience që nuk dijnë të bëjnë gjë tjetër në jete vec punës së deputetit fal ndjekjes në menyrë të verbër te liderit, persona anonim që katapultohen ne politik pa asnjë kontribut, persona qe e kane blere statusin deputetit ne këmbim të lekëve.
30% mekanizëm për të përforcuar rolin e liderit ne hartimin e listave dhe s’fumimin e strukturave drejtuese. Mekanizmi i propozimeve nga lart poshtë pra nënseksion seksion kryesie, kryetar kalon direkt nga lart – poshtë, kryetari dhe njoftimi i nominuar për cdo deputet.
30% si instrument për të respektuar kodin zgjedhor dhe faktorin ndërkombëtar nëpërmjet respektimit deri diku te kuotës gjinore. Pavarësisht se shumë parti paguajnë gjobën kundrejt mosrespektimit të kuotës gjinore.
30 % mundësi që disa deputet të kuptojnë vlerën që kane cilësitë e tyre në kontakt me elektoratin jo thjeshtë logoja e partisë dhe liderit që e drejton atë si e vetmia mundësi që të kalojnë hersin qe kërkohet për të ndryshuar renditjen e kandidateve ne lista.
30% kod komunikimi i liderit për të deshifruar preferencat dhe bezdisjet, prespektivat dhe mbylljet e karrierave te kandidateve nisur nga pozicioni qe ky i fundit ju vendos ne listën shumëmerore.
30% një mundësi e pashfrytëzuar për të vendosur në listë njerëz që nuk vijnë nga jeta partiake por publike. Teknokrat që mbulojnë me kompetence fusha te caktuara, të rinj që mund të serviren në publik si modele për tu adhuruar nga bashkëmoshatarët për shkak te arritjeve te tyre, persona me nevoja të vecanta qe jo për shkak te tyre por sistemeve qe kemi ndërtuar nuk janë në kushte te barabarta me pjesën tjetër të shoqërisë, personalitete nga bota akademike qe kane demonstruar kredo morale dhe profesionale dhe kane identitetin e tyre ne publik.
30% do të shërbej realisht këto zgjedhje për të parë garën që zhvillojnë në terren deputetët për të siguruar hersin që nevojitet për të ndryshuar renditje e listave shumëmerore. Viti 2021 ishte eksperimental dhe i panjohur kështu që pak u shfrytëzua apo u mor seriozisht.
30% nje motiv per te ushqyer partitë e vogla dhe te reja per te artikuluar teza demokratike ku ne fakt sistemi me lista gjysem te hapura eshte po aq demokratik sa ai me lista te hapura. Ceshtja nuk eshte sistemi por si perdoret sistemi.