Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Dritare e vetme kombëtare për doganat/ Musabelliu: Me sistemin e ri gjithçka bëhet automatike, aksesi përmes e-Albania

schedule14:27 - 11 Mars, 2026

schedule 14:27 - 11 Mars, 2026

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu thotë projekti për të pasur një platformë për doganimin dhe zhdoganimin e mallrave në doganë, bëhet për të rritur efikasitetin e përpunimit të informacionit doganor.

Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Musabelliu u shpreh se kjo platformë do të aksesohet nga bizneset përmes e-Albania.

Musabelliu shtoi se kostoja e projektit shkon në mbi 17 milionë euro dhe pritet të jetë gati brenda dy vitesh, duke u linjëzuar me politikat e BE.



“Synimi lidhet me rritjen e efikasitetit për përpunimin e mallrave në doganë. Sistemi ‘single window’ është sistem që do bëjë përpunimin e informacionit doganor përmes plaformës e-Albania. Përmes ndërlidhjes së sistemeve, gjithçka do bëhet në mënyrë automatike, digjitale nga kjo dritare e vetme kombëtare. Përmes një letërnjoftimi të thjeshtë dhe dokumenteve që nuk mund të gjenerohen nga sistemi. Sistemi do bëjë të mundur edhe pagesat, në mënyrë digjitale. Janë një sërë sistemesh me doganat që po zhvillohen në bashkëpunimin me Bankën Botërore. Do të duhen deri në dy vjet deri në operacionalizimin e këtij sistemi, për t’u linjëzuar me politikat e BE. Përfitimet janë të shumta. Gjithçka do gjenerohet në mënyrë automatike, e gjitha bëhet me synimin që doganimi dhe zhdoganimi i mallrave të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Do menaxhohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në ndërlidhje me institucionet doganore të vendeve të BE. Duhet që i gjithë informacioni të shkëmbehet mes vendeve evropiane. Dogana nuk është vetëm institucion që vjel të ardhurat, garanton cilësinë e mallrave dhe produketeve”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!