Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi këtë të mërkurë në detyrë gjyqtarin e Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj.
Ai doli në seancë dëgjimore të martën. Në lidhje me pasurinë e tij, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive vlerësoi se Hallunaj ka bërë deklarim të saktë, dhe se ai nuk ka ka fshehje pasurie apo ndonjë deklarim të rremë.
Ndërsa nga hetimi i thelluar rezultoi se gjyqtari Hallunaj ka në pronësi një apartament 165 m2 të blerë me kredi për vlerën e 49 mijë eurove në 2005. Gjyqtari shpjegoi se rasti ishte okazion për shkak të vështirësisë financiare të ndërtuesit.
Ndërsa sipas raportit të Drejtorisë së Sigurimit të Informacioneve të Klasifikuara, Hallunaj nuk ka kontakte te papërshtatshme. Gjithashtu u konstatua përshtatshmëri për vijimin e detyrës.
Në lidhje me aftësitë profesionale Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i vlerësoi ato të mjaftueshme, pasi 5 dosjet e vëzhguara nuk kanë pasur problem./abcnews.al

