Dritan Dragusha: Problemet e religjonit në Shqipëri dhe Kosovë ende të pazgjidhura

schedule22:39 - 12 Nëntor, 2019

schedule 22:39 - 12 Nëntor, 2019

Dritan Dragusha, autor dhe moderator i emisionit “Prizma” në Kosovë ishte i ftuar sot në mbrëmje në emisionin “Provokacija” me gazetarin Mustafa Nano.

Moderatori Dragusha foli për çështjet e religjionit në Shqipëri dhe Kosovë. Sipas tij në çështjet e religjionit ende nuk është arritur një komunikim normal për to.  Sipas tij njerëzit me përgjegjësi publike në Kosovë hezitojnë të deklarohen rreth besimit, sepse ata kalkulojnë në veprime të thjeshta personale.

Kjo shkakton problem, pasi nuk debatohet për këto çështje. Si shkak të këtyre çështjeve sensitive sipas Dragushës është edhe konteksti historik që kanë të dy vendet.

Dragusha komentoi gjithashtu edhe fitoren e Albin Kuriti në Kosovë. Sipas tij, është e paqartë nëse në Kosovë është votuar për Albin Kurtin që është për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë,  i kundërshtimit të aparatit, apo është votuar për Albin Kurtin,  i moderuar që është i gatshëm për dialog dhe nuk e përmend bashkimin./abcnews.al