Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, nuk do të jetë në drejtim të katalanasve sezonin e ardhshëm. Ka qenë gazetari spanjoll, Ruben Uria, ai që ka zbuluar gjithçka. Sipas tij, trajneri i ka ditët e numëruara në pankinë, pasi bordi drejtues e ka humbur plotësisht besimin.
Gjithashtu flitet se Setien ka humbur kontrollin në dhomat e zhveshjeve, ku disa lojtarë janë të lodhur me skemat e tij. Nëse gjërat përkeqësohen, 61-vjeçari mund të shkarkohet këto ditë dhe në stolin katalanas do të ulej në mënyrë provizore trajneri i Barcelonës B, Garcia Pimienta, ose ish-kapiteni, Xavi.
Gjithsesi, Setien është ende në garë për titullin e La Ligës dhe triumfin në Champions League. Fitimi i një prej dy kompeticioneve mund të jetë deçiziv në të ardhmen e tij. Në ditët e fundit po flitet shumë edhe për një rikthim të Pep Guardiolës në Barcelonë, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete. /abcnews.al