Nga Dibra, Ulsi Manja është transferuar drejtues politik i PS në Lezhë. Në vend të tij në Dibër si drejtuese qarku është caktuar Belinda Balluku.
Këto ndryshime janë bërë me dije nga Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri teksa ka prezantuar Manjën në Lezhë.
“Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut të Lezhës ku prezantova Ulsi Manjën si drejtuesin e ri politik. Falenderova Blendi Klosin për punën e bërë deri më tani në këtë qark. Në cilësinë e Sekretarit Organizativ, në këtë fazë, Blendi ka një përgjegjësi të shtuar duke ju përkushtuar plotësisht mbarëvajtjes së procesit të brendshëm zgjedhor të partisë në territorin e 61 bashkive. Punën e mirë të bërë nga Ulsiu në Qarkun e Dibrës do ta vazhdojë më tej Belinda Balluku”, shkruan Gjiknuri.
Në fjalën e tij, Gjiknuri falënderoi punën e bërë deri më tani në këtë qark nga Blendi Klosi, i cili tashmë ka marrë detyrën e Sekretarit Organizativ të PS.
Këto ndryshime vijnë pasi në orët e para të mëngjesit, kryeministri Edi Rama mblodhi drejtuesit politik të qarqeve dhe komisionin e posaçëm të Kryesisë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për kryetarët e 61 degëve të PS.
/abcnews.al