Drejtori i spitalit Al-Shifa në Gaza: Kushdo që ka nevojë për operacion vdes

schedule09:25 - 13 Nëntor, 2023

schedule 09:25 - 13 Nëntor, 2023

Asnjë nga sallat e operacionit në Spitalin Al-Shifa në Gaza nuk funksionon për shkak të mungesës së energjisë elektrike, tha drejtori i qendrës mjekësore.

“Sallat e operacionit janë plotësisht jashtë shërbimit dhe të plagosurit që vijnë tek, nuk mund t’u japim asgjë tjetër përveç ndihmës së parë,” tha Dr. Muhammad Abu Salmiya.

“Kushdo që ka nevojë për operacion vdes dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë për ta.”

Drejtori i spitalit tha se stafi po përpiqej të mbante gjallë foshnjat e lindura në spital pasi oksigjeni kishte mbaruar dhe ata duhej të zhvendoseshin nga inkubatorët.

“Kam qenë me ta pak kohë më parë. Tani janë të rrezikuar, sepse i kemi nxjerrë nga inkubatorët. I kemi mbështjellë me fletë metalike dhe pranë tyre kemi vendosur  ujë të nxehtë në mënyrë që të qëndrojnë të ngrohtë”, tha Abu Salmiya.

Mjeku tha se disa fëmijë kanë vdekur ndërsa ishin në njësinë e kujdesit intensiv gjatë ditëve të fundit. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se Al-Shifa ka tre ditë pa energji elektrike.

“Spitali ka qenë tre ditë pa energji elektrike, pa ujë dhe me internet shumë të dobët, gjë që ka ndikuar rëndë aftësinë tonë për të ofruar kujdes thelbësor,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në platformën e mediave sociale X.

“Për fat të keq, spitali nuk po funksionon më si spital,” tha ai.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!