Drejtori i Policisë së Kosovës i përgjigjet Borrell-it: Asnjë arrestim nuk është arbitrar apo i jashtëligjshëm

schedule13:55 - 24 Qershor, 2023

schedule 13:55 - 24 Qershor, 2023

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha i është përgjigjur deklaratës së shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell i cili thaditën e djeshme se nuk do të tolerojnë arrestime të jashtëligjshme të serbëve në Kosovë.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Hoxha u shpreh se veprimet e Policisë janë të bazuara në ligj, duke përfshirë dhe arrestimet.

“Përgjigja jonë e vetme është se Policia e Kosovës është institucioni i vetëm i mandatuar për zbatimin e ligjit në gjithë Republikën e Kosovës. Veprimet tona janë të bazuara në ligj duke përfshirë dhe arrestimet. Të gjitha veprimet tona policore, përfshirë arrestimet bëhen përmes procesit të hetimeve.

Asnjë arrestim i bërë nga Policia e Kosovës nuk është arrestim arbitrar, as i jashtëligjshëm, por i bazuar në ligj”, theksoi ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!