Drejtori i DASH për Europën, Kostelancik takon Ruçin: Sa më parë reforma zgjedhore

schedule14:11 - 4 Shtator, 2019

schedule 14:11 - 4 Shtator, 2019

Drejtori për Europën Qendrore e Jugore në Departamentin e Shtetit David Kostelancik, shprehu sot në Tiranë mbështetjen e SHBA për reformën në drejtësi dhe integrimin europian të vendit tonë. Gjatë takimit me kreun e parlamentit Gramoz Ruçi, zyrtari i lartë amerikan theksoi se Institucionet e reja të sistemit do t’u shërbejnë qytetarëve sot e në të ardhmen.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e shtypit të kuvendit, Ruçi dhe Kostelancik ndanë te njejtin qendrim se qeveria dhe opozita duhet të punojnë bashkë për shëndetin e demokracisë në Shqipëri  dhe prestigjin e vendit tonë në OSBE, NATO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

Kostelancik vuri në dukje nevojën për kryerjen e reformës zgjedhore dhe  rekomandoi se është përgjegjësi e qeverisë që dora e shtrirë  për opozitën të mundësojë tërheqjen e saj në realizimin e kësaj reforme. /ABC News Albania 24/7