Drejtoresha e ISHP shpjegon nga ndryshon koronavirusi nga gripi: Qytetarët të bashkëpunojnë me autoritetet

22:55 | 28/02/202022:550

Albana Fico, Drejtore e Institutit të Shëndetit Publik e ftuar në “Provokacija” u bëri thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë asnjë shenjë që mund t’ju shfaqet.

Fico ka kërkuar nga qytetarët që të kenë bashkëpunim me autoritetet dhe në rast se nuk ndjehen mirë, të mos shkojnë të spitali por të telefonojnë në 127.

“Në këtë pikë është shumë i rëndësishëm komunikimi me qytetarët dhe bindja qytetare. Ne në mënyrë të përsëritur kërkojmë bashkëpunim qytetar, të mos shamngim për asnjë arsye ato detyra që duhet të kryejmë. Ata që kanë ardhur nga vendet e prekura, janë të detyrauar të raportojnë situiatën e të mos ndjerit mirë. Ju lutem bashkëpunoni me autoritetet shëndetësore dhe nëse për një arsye ose tjetër, nuk ndjeheni mirë, keni histori të udhëtimit në vende të prekura, ju lutem mos shkoni tek urgjenca e spitalit. Merrni urgjencën kombëtare, numri është 127”, tha Fico.

Të njëjëtn thirrje drejtoresha e ISHP e bëri edhe për pesronat q ëkanë poste publike: “Do të më vinte keq tu thosha se ka edhe njerëz të cilët  mbajnë disa poste. Duhet të kuptojë cdo njeri që ka një post publik nuk mund të thyejë rregullat ndërkmbëtare. Përpara epidemisë jemi të gjithë të barabartë”.

Po ahstu ajo ka shpeguar se nga kuptohet që një njeri ka koronavirus dhe nuk ka grip. Sipas saj një element i rëndësishëm është historia e udhëtimit në vendet e prekura.

“Ka një diferencë të madhe mes një pacienti që ka një situatë gripale që ne jemi mësuar ta kalojmë qoftë edhe në shtëpi. Ndërsa në rastet kur ka prekje të një numri të të madh njerëzish hyn në lojë ajo që quhet rregullorja e shëndetit publik. Padiskutim ka një histori me vendin nga vjen. Kjo është diferenca. Mos harrojmë që edhe për gripin është e rëndëishme të kuprohet ajo që quhet cilat kanë qenë kontaktet”, tha ajo. /abcnews.al

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono