Drejtoresha e AKU bën thirrje: Kujdes produktet që shiten në rrugë, shikoni etiketat se helmoheni

schedule10:35 - 13 Qershor, 2022

schedule 10:35 - 13 Qershor, 2022

Vera ka ardhur dhe të gjithë konsumatorët duhet të bëjnë kujdes lidhur me mënyrën se si zgjedhin produktet.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, drejtoresha e përgjithshme e AKU, Jeta Deda, ka dhënë këshillat e duhura për të gjithë qytetarët, duke theksuar se duhet të lexojnë etiketat e produkteve që blejnë.

“Lexo ushqimin tënd. Duhet të ketë një etikete, në gjuhën shqipe. Duhet të ketë përbërësit e ushqimit. Mund të them që tregu sot ka etiketa me parametra, por ka edhe raste abuzuesish që ne kemi marrë masa për këta. Duhet parë etiketa, vendi i prodhimit, përbërësit, që në pamje të parë janë të parëndësishëm, por që janë shumë të rëndësishme”, tha ajo.

Më tej, Deda zbuloi dhe disa nga rastet që janë gjurmuar së fundmi. Ajo theksoi se në këtë kohë duhet të kemi kujdes nga produktet që shiten në rrugë.

“Ne kemi një numër të gjelbër dhe është funksional dhe janë duke dyfishuar kërkesat. Kemi krijuar një sistem gjurmimi të denoncimit. Ai mund të thotë që janë helmuar por mua më duhet një raport për këtë lloj gjurmimi se mund të jetë konkurent dhe i prish punë. Gjurmohet deri në fund, derisa i jep përgjigje qytetarit. Një rast I fundit ishte produkti miell dhe u gjurmua, dhe doli që ishte për shkak të lagështisë, jo për shkak të një paraziti.

Duhet të kemi kujdes në këtë kohë, produktet që shitet në gjendje rruge dhe nuk kanë asnjë etiketë. Ne nuk kemi detyrimin ligjor dhe moral të të ndjekurit këto raste.

Ne jemi në miratimin e një rregulloreje në marrjen e masave administrative që do të thotë nuk do të ketë më një gjobë, por në bazë të shkeljes së masave të marra do të ketë një gjobë për të gjithë”, u shpreh Deda./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!