Adi Çobo drejtues i një grupi kriminal që trafikoi sasi të mëdha kokaine në vendet e Amerikes Latine dhe të Evropës, u arrestua në qytetin e Durrësit nga Byroja Kombëtarë e Hetimit pas më shumë se një viti në kërkim nga Prokuroria e Posaçme.
Arrestimi i tij ndodhi pak orë pasi kreu i SPAK Klodjan Braho deklaroi në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore se struktura e posaçme në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit do të arrestojë pa ndihmën e policisë persona specifikë, ata që kanë masë arrest në burg në mungesë apo edhe ata që janë dënuar me vendim të formës së prerë.
Arrestimi i Çobos ndodhi në rrugë pak pasi ai doli nga banesa e tij në qytetin bregdetar ku më pas u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës për kryerjen e procedurave të mëtejshme.
Për 72 orë ai u monitorua nga një grup agjentësh të cilët gjetën momentin e duhur për të ndërhyrë dhe për të ekzekutuar masën e sigurisë “arrest në burg” caktuar ndaj tij në muajin maj të vitit 2025, në kuadër të operacionit “Ura”, për goditjen e një grupi të rrezikshëm kriminal me bazë në Durrës.
Burimet i thanë Abcneës se prej muajit maj të vitit të kaluar deri më tani, Çobo pjesë e grupit të “Visit të Pojës”, ka qenë brenda territorit të vendit dhe SPAK i ka kërkuar disa herë policisë ta arrestojë atë, megjithatë operacionet policore kanë dështuar.
Operacioni “Ura” u krye nga Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me autoritetet italiane ku në total u lëshuan 52 masa sigurie, një pjesë e tyre u ekzekutua në vendin tonë dhe pjesa tjetër jashtë territorit të Shqipërisë. SPAK zbërtheu skemën e grupit kriminal i cili trafikoi tonelata me droge drejt Italisë, vendeve te tjeta të Evropës dhe në Amerikën Latine.
Sipas hetimeve, Çobo ishte drejtues i njërit prej grupeve kriminale dhe siguronte e dërgonte sasi heroinë e kokainë drejt shtetit italian. Ai po ashtu kordinonte dhe drejtonte nga Shqipëria akvitetet e anëtarëve te tjerë të organiztaës, në përbërje të cë cilës kishte shqiptarë dhe italianë./abcnews.al



