Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BKH arreston Adi Çobon, i dyshuar si organizator i rrjetit të trafikut të kokainës në Itali

schedule08:46 - 2 Korrik, 2026

schedule 08:46 - 2 Korrik, 2026

Byroja Kombëtare e Hetimit ka vënë në pranga mbrëmjen e kaluar Adi Çobon, një person që ishte shpallur në kërkim nga Struktura e Posaçme në kuadër të operacionit “Ura”.

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, Çobo rezulton të jetë drejtuesi i organizatës i cili siguronte dhe dërgonte sasi të mëdha heroine dhe kokaine në Itali. SPAK thotë se ai koordinonte dhe drejtonte nga Shqipëria aktivitetet e anëtarëve të tjerë të organizatës, në përbërje të të cilës kishte shqiptarë dhe italianë.

Arrestimi i tij në Durrës u bë në ditën që kreu i SPAK, Klodjan Braho deklaroi se edhe BKH do t’i bëjë vetë arrestimet të personave që janë në kërkim me masë sigurie “arrest në burg” ose ata që janë dënuar me vendim të formës së prerë./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!