Drejtonte makinën në gjendje të dehur, shoferi në Elbasan merr përpara një punonjës të pastrimit të rrugës

schedule21:42 - 13 Tetor, 2022

schedule 21:42 - 13 Tetor, 2022

Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd, pranë Urës së Lizës mbrëmjen e së enjtes. Mësohet se një automjet ka marrë përpara një punonjës të pastrimit të rrugës.

Shoferi i automjetit dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur. Ndërkohë, i lënduari ndodhet në spital dhe policia është duke kryer hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

NJOFTIMI

“Elbasan/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengel, shtetasi M. Z., 70 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz “, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka goditur mjetin tip “Reno” ( mjet për pastrimin e plehrave) me drejtues shtetasin  V.P., 56 vjeç, banues në Elbasan.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar një punonjës që ndodhej në mjetin e pastrimit, shtetasi A.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan si dhe pasagjeri i mjetit tip “Benz”, shtetasi M.Xh., 65 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.” /abcnews.al/