Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Drejtësia është e pavarur”, Balla i përgjigjet opozitës: Qeveria nuk ndërhyn në çështjet e drejtësisë

schedule15:20 - 30 Tetor, 2025

schedule 15:20 - 30 Tetor, 2025

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një fjalë me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit, iu përgjigj akuzave të opozitës lidhur me ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë.

Balla tha se koha kur politika emëronte gjyqtarë dhe prokurorë ka përfunduar, duke theksuar se drejtësia në Shqipëri sot është e pavarur. Ai u shpreh se qeveria nuk ndërhyn dhe nuk do të ndërhyjë në punën e organeve të drejtësisë, ndërsa akuzoi opozitën se në të kaluarën ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë mbi sistemin gjyqësor.

“Nuk i zgjedhim më ne krerët e gjykatave. Ajo kohë, kemi rënë të gjithë dakord që politika nuk do të emërojë më gjyqtarë dhe prokurorë. Kjo është e vërteta dhe ky është fakti. Drejtësia në këtë vend duhet e pavarur dhe është e pavarur, sepse koha kur emëroheshin gjyqtarë nga politika iku. Kur zgjidhet nga politika si mund të pretendosh që të jetë i pavarur. Drejtësia nuk është e mirë kur godet në fushën e kundërshtarit dhe është e keqe kur godit në fushën tënde.

Nuk keni për të dëgjuar kurrë nga ne që të hyjmë në çështjet e drejtësisë dhe të bëjë avokatin. Ky është një rregull në rregullat tona të pashkruara të brendshme. Ju keni pasur gjithmonë këtë sjellje edhe kur nuk ka qenë kjo drejtësia që kemi sot. Edhe kur ishte drejtësia e vjetër e mbani mend se ç’bëhej?! Ndërkohë që ajo drejtësi ishte komplet e emëruar nga ju dhe jo nga ne”, tha Taulant Balla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!