“Drejtësi për të gjithë”, ambasadorja amerikane: Fryma e Skënderbeut është ende gjallë

schedule18:57 - 31 Janar, 2020

schedule 18:57 - 31 Janar, 2020

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim deklaroi sonte se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krah për krah Shqipërisë në mbështetje të reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit.

Teksa merrte pjesë në aktivitetin e organizuar nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj për reformën në drejtësi, ajo u shpreh: “Kam pasur mundësi të takohem me një numër të madh ministrash. Mund të kem tingëlluar si magnetofon i prishur ku kam këmbëngulur në reformën në drejtësi. Falenderoj ministren Gjonaj që na mblodhi këtë mbrëmje së bashku. Të gjithë ne që ndodhemi në këtë sallë jemi shërbyes të publikut. Kauza jonë është “drejtësi për të gjithë”. Kemi një detyrë të madhe për të siguruar publikun se do ti realizojmë punët me integritet. Ne themi “shërbejmë drejtësi”. Si shërbyes publik ambasador Soreca kishte të drejtë kur tha “ju mbani në duart tuaja shpresën e popullit shqiptar”.

Sakaq ajo motivoi gjyqtarët duke sjell ndër mend figura të shquara, si Skenderbeu dhe Xhorxh Uashingtoni.

“Për të gjithë momentet e shkuara, por edhe ata që do vijnë, ju themi se jemi krah për krah me ju. Unë mendoj për Skënderbeun dhe Xhorxh Uashingonin, dy personalitete të jashtëzakonshëm. Por, jemi në prag të diçkaje tejet të rëndësishme. Besoj që shpirti, fryma e Skënderbeut është ende gjallë këtu në Shqipëri, ashtu si fryma e Xhorxh Uashingtonit është po aq prezente. Besoj plotësisht që si fryma e Skënderbeut, Uashingtonit, janë të gjalla këtu, dhe në atë frymë ju shpreh që të mbartni frymën e kurajos, në mënyrë që të jepni drejtësi për të gjithë”, tha ambasadorja Kim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!