Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Drejtësi për luftetarët”/ Prishtinë, qindra qytetarë drejt Shqipërisë për protestën në Tiranë

schedule09:36 - 17 Tetor, 2025

schedule 09:36 - 17 Tetor, 2025

Vetura nga Kosova me flamujt kuq e zi dhe me tri gërmat “UÇK” jane nisur orët e para të mëngjesit për në Shqipëri.

Këtë të premte, qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare bëhen bashkë në sheshin “Skenderbej” në Tirane me thirrjen “Drejtësi per çlirimtarët”.

Organizimi i protestës është mirëpritur nga qytetarët, të cilët kanë shprehur vullnetin për të qenë pjesë e saj, duke theksuar se nuk do të lejojnë që figura të luftës çlirimtare të stigmatizohen padrejtësisht.

Ata vlerësojnë se kjo protestë është një zë i fuqishëm për drejtësi dhe një thirrje kundër nje procesi gjyqesor te padrejte që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së.

“Ende nuk kam menduar, mirëpo me shumë gjasë do të shkoj me gruan time. Organizimi po më duket shumë i mire.”

Qytetari Nuredin Shala shprehet me plot emocione duke pohuar se do të jetë në sheshin “Skënderbe” nga ora 17:00 përkrah mijëra qytetarëve të tjerë.

“Shpresoj se po, vetëm nëse nuk mundem, dhe do t’i them dikujt të më dërgoj deri në stacion e kemi për detyrë që të shkojmë. Ia vlen organizimi. Edhe nëse nuk ia vlen, ne duhet të shkojmë, sepse askush nuk mund të na ndalojë. Do të shkoj vetëm me gruan”

Ka edhe nga ata qe drejt Tiranes jane nisur ne kembe, si veterani i UÇK Agim Pllashniku .

Ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë dhe ndaj tyre po zhvillohet procesi gjyqësor nën akuzat për krime lufte dhe pengim te drejtesise, por kontributi i tyre per clirimin e vendit nuk eshte harruar nga qytetaret. Protestë e ngjashme e organizuar nga veteranët e UÇK u zhvillua edhe në Prishtinë më 7 gusht dhe në Hagë më 14 shtator./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!