Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar”, Begaj thirrje institucioneve gjyqësore: Të ndalen zvarritjet procedurale

schedule10:34 - 26 Janar, 2026

schedule 10:34 - 26 Janar, 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka theksuar sot nevojën për përgjegjësi institucionale dhe garantimin e sigurisë juridike dhe barazisë para ligjit.

Në një fjalim përpara institucioneve të drejtësisë, Begaj vuri theksin tek rëndësia e eficencës institucionale dhe rreziku që paraqesin zvarritjet procedurale dhe vonesat në shqyrtimin e dosjeve.

Ai rikujtoi parimin se “drejtësi e vonuar, është drejtësi e mohuar”, ndërsa shtoi se vonesat në zbardhjen e vendimeve ndikojnë negativisht në perceptimin e qytetarëve.



Presidenti shtoi se vetëm përmes ofrimit të drejtësisë dhe rikthimit të besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor mund të arrihet progres i qëndrueshëm dhe avancimi në rrugën drejt Bashkimit Europian. Ai përfundoi fjalën duke theksuar mbështetjen e tij për forcimin dhe funksionalitetin e sistemit të drejtësisë, si dhe ruajtjen e integritetit të tij.

” Një tjetër parim i drejtësisë është: drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.  Zvarritjet procedurale, qartësia e vendimeve, koha e gjatë që merr shqyrtimi i dosjeve dhe zbardhja me vonesë e vendimeve perceptojnë te qytetarët impaktin negativ për sistemin e drejtësisë, për jetën, të drejtat, pronën dhe mjedisin e tyre. Forcimi i standardeve, unifikimi i praktikës gjyqësore, eficienca institucionale dhe cilësia e vendimmarrjes janë parakushte për rikthimin dhe konsolidimin e besimit publik.

Në institucionet e së drejtës nuk ka vend për tranzicion. E drejta nuk negociohet. Dhënia e drejtësisë është sa përgjegjësi dhe profesionalizëm, aq edhe akt i lartë shtetarie. Vetëm duke dhënë drejtësi, duke fituar besim te qytetarët, duke garantuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe forcuar institucionet do të kemi progres të qëndrueshëm edhe në rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo është zgjidhja e vetme që kemi dhe sfida më e rëndësishme për institucionet që ndodhen sot në këtë sallë, si dhe të gjithë ata që flasin, veprojnë dhe vendosin në emër të Kushtetutës dhe ligjit.

Si President i Republikës do të vijoj të mbështes fuqimisht forcimin e pavarësisë dhe funksionalitetit të sistemit të drejtësisë, të mbështes çdo nismë që shkon në drejtim të forcimit të institucioneve të drejtësisë dhe ruajtjes së integritetit të tyre, por gjithmonë do të mbetem një zë i qartë në mbrojtje të interesave të qytetarëve që presin drejtësi funksionale, të ndershme dhe të barabartë për të gjithë”, tha Begaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!